Triliona dollarë që po zhduken nga tregjet qysh në filllim të kesaj jave, janë vetëm fillimi nëse qeveritë tona nuk marrin masa dhe kjo mund të ndikojë edhe në rikandidimin e Donald Trumpit.
Virusi global ka vrarë me mijëra njerëz por do të tërheqë dhe miliarda dollarë duke qenë që kjo epidemi ka krijuar atmosferë dështimi të tregjeve e sidomos kur dhe lufta për naftë në mes te Rusisë dhe Arabisë Saudite është në kulmin e saj, si dhe kriza e emigrantëve sirianë, shkruan The Independent.
Po aq sa e është e rëndësishme lufta kundër kësaj pandemie, është i rëndësishem edhe prezervimi i ekonomive tona që mund të çoj në një epidemi panike. Sëmundjet njerëzore mund të vinë si sëmundje dhe vdekje, por mund të përjetohen edhe si pamundësi ekonomike për tí mbijetuar faturave apo edhe humbjes së shtëpive, shkruan tutje gazeta, transmeton Ballkani.info.
Mbylljet e fabrikave në Kinë, mbyllja e kufijve janë zinxhir i një kollapsi ekonomik botëror.
Më shqetësuese është që qeveritë tona vazhdojnë ta shohin këtë si krizë shëndëtosore dhe jo ekonomike. “Është koha që ekonimistët të merren aq seriozisht sa dokorët sa nuk është shpërndarë pandemia e vërtetë” shkruan Independent e Britanisë së Madhe.
Duket e pamundur që Italia të mos futet në recension dhe jemi duke folur për ekonominë e nëntë në bote. Pas saj zinxhir dhe shtetet tjera, fuqi botërore ekonomike.
Ngjanë sikur është një tentativë e koordinuar për të dëmtuar ekonominë e vendeve përendimore duke i larguar nga tregtia agresive që Trump e ka përvetësuar.
Për të ju mbijetuar këtyre trendeve, SHBA, Britania e Madhe dhe të tjerat, duhet të mbrojnë të ardhmen e bizneseve të tyre, pa i neglizhuar, duke tentuar të kuptojnë rendin e ri botëror ekonomik. Injorimi i këtyre fakteve do të shpie në një pandemi më të madhe se kjo e virusi COVID. /Ballkani.info/








