Korçë: Një person vret shitësin e bananeve me sopat

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak momente më parë në qytetin e Korçës.

Sipas Top Channel, një person, i cili shiste banane, është goditur me sëpatë në kokë dhe si pasojë ka gjendur vdekjen.

Ende nuk dihen rrethanat apo identiteti i viktimës.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbardhur më tepër detaje rreth kësaj tragjedie.