Korça nuk gjen qetësi, dy lëkundje të tjera mëngjesin e sotëm

Nuk ka paqe toka në Korçë.

Qarku i Korçës është tronditur sërish nga tërmet, ku vetëm mëngjesin e sotëm janë regjistruar dy goditje të tjera.

Sipas Institutit të Gjeoshkencës, në orët e para të mëngjesit janë regjistruar dy tërmete, i pari me magnitudë 2.7 dhe tjetri më i fortë me magnitudë 3.

Kujtojmë se këto goditje pasojnë ato të një dite më parë, që shkaktuan panik te madh ndër banorët, aq sa shumë syresh panë të udhës ta kalonin natën jashtë, raporton Panorama.

Tërmetet dje

Sipas Institutit të Gjeoshkencës, deri më tani janë regjistruar katër lëkundje, ku më e forta ka qenë me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter me epiqendër 10 km në juglindje të Dardhës, në orën 16:21.

Për momentin nuk dihet ende nëse ka pasur persona të lënduar apo dëme materiale.

Kujtojmë se prej 1 qershorit, qarku i Korçës u godit nga tërmete të njëpasnjëshme, ku lëkundjet e forta shkaktuan dëme të konsiderueshëm materiale, ndërsa dhjetëra persona mbetën pa shtëpi.

loading…