Konvertimi i Elena Berishës nga feja katolike në muslimane, flet imami i Xhamisë së Madhe në Ferizaj

19-vjeçarja nga Ferizaj, Elena Berisha, ditën e djeshme u konvertua nga feja katolike në atë muslimane.

Këtë vendim ajo e bëri publik të dielën mbrëma para namazit të teravive në Xhaminë e Madhe në Ferizaj.

Imami i kësaj xhamie, Mustafë Ahmeti për Ballkani.info tregoi se pse 19-vjeçarja kishte vendosur ti bashkohet fesë islame.

“Ajo ishte e pakënaqur me besimin katolik dhe tha se kishte lexuar shumë për islamin dhe se vetëm me fenë islame ka filluar ta gjejë qetësinë shpirtërore”, pohoi Ahmeti.

Sipas tij, rastet e tilla janë të mirëpritura nga feja Islame.

“Misioni i fesë muslimane është që t’i nxjerrim njerzit nga humnera në dritë”, shtoi Mustafa.

Ndërkaq, thirrja për t’iu bashkuar fesë islame, sipas imamit citohet edhe në librin e shenjtë, ku thuhet “Lexo, mëso studio, analizo në emër të Zotit tënd”. /Ballkani.info