Kontrolli në banesë i bën “gropën” durrsakut

F.B., 29 vjeç, banues në Durrës ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet si shpërndarës droge.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin siguruar informacione në rrugë operative, se ai shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: rreth 50 doza lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë dhe një peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

loading…