Kontributi i grave të Jasharëve në luftë, gruaja e Ademit u vra duke bartur fishekë

Në mesin e të vrarëve në familjen Jashari me 5,6 e 7 mars janë edhe shumë gra e vajza.

Familja përshkruan se roli i tyre ishte shumë i rëndësishëm për të kontribuar në luftë, krahas burrave e djemëve të tyre.

Bekim Jashari, që është djali i komandantit Hamëz Jashari, tha se gratë kanë ndihmuar duke mbushur karikatorët me plumba, e pa lënë anash edhe ushqimin.

“E kanë ndihmuar babushin kundër sulmit ndaj forcave serbe. Poashtu me 5,6 dhe 7 mars Besarta tregon se si i kanë ndihmuar duke i mbushur karikatorët, se ka zgjatur tri ditë është dashtë edhe bukë, duke u çuar edhe bukë”, tha Bekim Jashari për KK.

Ndërkaq rrëfehet edhe se gruaja e Adem Jasharit u vra në shkallë, duke bartur fishekë.

https://www.youtube.com/watch?v=NmQDQMItJoE