Jetmiri

“Kontrata duhet respektuar” – Jetmirin e kap frika e produksionit, pas deklaratave që kishte dhënë?

Pasi doli nga shtëpia e Big Brother VIP Albania me dëshirë të vetën, Jetmiri dha deklarata të forta se do t’i nxirrtë të gjitha sekretet e produksionit.

Deri më tani Jetmiri nuk a treguar asgjë siç ka premtuar, përveç kësaj, ai edhe ishte present mbrëmë (e shtunë) gjatë spektaklit.

Ndoshta për t’u justifikuar, Jetmiri bëri një postim në InstaStory, ku tha: “Për të gjithë injorantët dhe trimat, një kontratë është një kontratë dhe duhet respektuar.”

Më tutje tha: “Ata që bëjnë thirrje për të kundërtën, ose nuk më duan të mirën, ose u intereson të shpifin e denigrojnë imazhin tim në publik”.

Pasi Olsi Bylyku është hedhur në gjyq, pasi sulmoi produksionin, po përflitet se kjo gjë mund ta ketë frikësuar Jetmirin. 

Foto: Jetmir Salaj/Instagram