Policia e Kosovës

Kontrabandë me mallra në veri, konfiskohen 20 telefona pa dokumente përcjellëse në veturën e shtetasit të Serbisë me vlerë rreth 1 mijë e 500 euro

Një shtetasi nga Serbia gjatë kontrollit të veturës së tij i janë gjetur 20 telefona të ndryshëm pa dokumente përcjellëse vlera e të cilëve sillet rreth 1 mijë e 500 euro.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 10:25 në kufirin e Bërnjakës.

Gjithashtu sipas raportit i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar, ndërsa malli i është konfiskuar dhe dërguar në doganë.

“Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull shtetas i Serbisë i janë gjetur 20 telefona të ndryshëm pa dokumente përcjellëse vlera e të cilëve sillet rreth 15000€ (pesëmbëdhjetë mijë euro) i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar ndërsa malli i është konfiskuar dhe dërguar në doganë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.