Konsulli i Përgjithshëm në Tiranë ishte shkarkuar më parë edhe nga Konjufca dhe nga Haradinaj

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka marrë vendim që të kthejë katër konsujë nga shërbimi diplomatik i Kosovës.

Njëri prej tyre është Halim Krasniqi, i cili ishte shkarkuar edhe nga Glauk Konjufca, ish-ministër i ajshtëm dhe Meliza Haradinaj Stublla, Minsitre e tanishëm e Jashtme. Krasniqi ishte dyshuar se kishte sulmuar fizikisht një shërbyese të ambasadës.   

Glauk Konjufca mori vendim që Krasniqi të tërhiqej nga detyra e Konsullit që më 30 mars, por Thaçi nuk dekretonte vendimin.

E njëjta situatë kishte ndodhur edhe me ministren e jashtme Meliza Haradinaj- Stublla. Po kjo e fundit i ka dërguar Thaçit kërkesë për të tërhequr konsullin nga Tirana, por ky i fundit ka refuzuar duke e riemëruar.

“1. Z. Halim Krasniqi riemërohet konsull i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Tiranë, Republika e Shqipërisë.

2. Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij dekreti”, thuhet në dekretin që mban datën 4 shtator 2020.

Ndërkohë Halim Krasniqi është emëruar konsull që në 2016, edhe pse atëhere s’kishte Konsullatë në Tiranë, por ai punonte pranë ambasadës.

Shefi i Konsullatës së Përgjithshme në Tiranë, Halim Krasniqi, në përfundim të mandatit, është ballafaquar me akuzën për sulm fizik nga një vartëse e tij. Punonjësja e Konsullatës është ankuar se Krasniqi e ka sulmuar fizikisht brenda objektit ku ndodhet edhe Ambasada e Kosovës në Tiranë.