Konsola e re Xbox e Microsoft vetëm si tillë nuk duket

Microsoft vendosi të mos presë më dhe prezantoi ditën e sotme konsolën e re të quajtur Xbox Series X.

Këtë konsolë e kemi njohur prej kohësh me emrin e koduar “Project Scarlett” dhe në pamje e dizajn ngjan sikur të ishte truri i një kompjuteri personal.

Ky dizajn sipas shefit të Xbox Phil Spencer ndihmon Microsoft të akomodojë më shumë fuqi procesorike duke ruajtur të ulët nivelin e zhurmave.

Konsola do të jetë më pak e zhurmshme sesa Xbox One X dhe ka vetëm një ventilator që e shtyn ajrin lart.

Xbox Series X është e gjerë sa një telekomandë dhe afro tre herë më e gjatë. Në anën teknike Microsoft thotë se Xbox Series X mund të përballojë me lehtësi video 4K me 60 frekuenca në sekondë dhe në formatet tjera deri në 120 frekuenca në sekondë.

Konsola vjen me teknologjinë e re të gjurmimit të rrezeve “ray tracing” si bashku me rezolucionin 8K. Në brendësi është një procesor dhe grafikë e përshtatur si dhe memorie SSD. Ky i fundit do të shkurtojë ndjeshëm kohën që i duhur konsolës për të hapur lojërat.

Së bashku me konsolën Microsoft prezantoi edhe telekomandën wireless Xbox Wireless. Ajo funksionon me Xbox One dhe Windows 10 si dhe do të përfshihet në paketim me çdo konsolë Xbox Series X.

Microsoft tha se konsola do të shitet për sezonin e pushimeve vitin e ardhshëm por nuk dha detaje sesa do të kushtojë.