Konkurrenti i Përputhen: As Ina dhe Geri s’janë lidhur kurrë, gjithçka ‘fake’

Emisioni i dashurisë “Për’puthen” tani është në përfundim të sezonit të dytë, e që çifti parë i këtij programi ishte Ina dhe Geri, konkurrenti Alban Dyrmishi i cili ishte pjesë e sezonit të parë ka treguar se cdo gjë është mashtrim.

Pas shumë akuzave për shtirje dhe skenare, Albani thotë se çifti më fallso ka qenë Ina dhe Geri nga edicioni i parë i këtij emisioni, të cilët sipas tij kanë inskenuar gjithçka.

“Nëse Ina e Geri ishin çift, unë kam qenë çift me Kim Kardashian…”, deklaroi Dyrmishi gjatë një interviste në Oratv.

Rikujtojmë se vetëm pak javë më parë u bë publike lajmi se Ina dhe Geri nuk janë më bashkë, sipas të cilëve ndarja erdhi si pasojë e interesave jo të njëjta.