Konkluzionet në draft dokumentin e BE-së: Vendimi për heqjen e vizave për Kosovën po shqyrtohet në Këshill

Një draft dokument i Këshillit të Ministrave të BE-së, që ende nuk ka marrë formë përfundimtare, është publikuar sot në faqen e Bashkimit Evropian. Sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën asgjë s’ka përfunduar, thuhet se kjo çështje ende është duke u shqyrtuar në Këshill.

Nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi, kur ky dokument të marrë formë përfundimtare deri në fund të muajit, kur takohen shefat e vendeve të BE-së dhe kur merr fund Presidenca rumune e Bashkimit Evropian.

Por, sipas të gjitha gjasave për cështjen e vizave një vendim do të merret gjatë Presidencës finlandeze në 6 mujorin e dytë të këtij viti. Aktualisht Gjermania e ka dhënë mbështetjen e saj për këtë proces. Pas vizitës në Berlin, më 6 qershor të këtij muaji kishte thënë se cështja është komplikuar pak dhe se nuk pritet ndonjë vendim i shpejt kur dihet se disa vende në BE kanë hezitime sic është Franca e Holanda për shkak të korrupsionit në Kosovë dhe cështjes së azilkërkuesve në BE-së.

Por, në bazë të formulimeve që qëndrojnë në draftin e BE-së thuhet se vendimi për vizat është duke u shqyrtuar.

“Këshilli e ka parasysh rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Komisioni ka propozuar formalisht në maj të vitit 2016 transferimin e Kosovës në listën e lirë të Schengenit dhe ka prezantuar një raport në korrik të vitit 2018 rreth përmbueshjes së kritereve të mbetura. Në mars të vitit 2019 Parlamenti Europan e ka mbështetur propozimin e Komisionit në lexim të parë. Vendimi rreth propozimit po shqyrtohet aktualisht në Këshill”, thuhet në konkluzat e BE-së.