Konjufca thotë se asnjë deputet i mazhorancës nuk ka dhënë votën për mocion

Deputeti i Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, është i ftuar sonte në emisionin DPT te Fidani,

Ai gjatë emisionit ka folur edhe për çështjen e mocionit të rrëzimit të qeverisë që ishte paralajmëruar nga partia e tij së bashku me LDK’në.

“Kemi shpresuar që këtë javë do hidhej në votim mocioni”, ka thënë Konjufca.

“Çdo herë në Kosovë kur janë shkaktuar zgjedhjet e parakohshme ndodhë një fenomen që një pjesë e spektrit politik në mazhorancë i ka bashkuar votat me opozitën dhe e ka rrëzuar qeverinë, kësisoj edhe vetvetën”

“Asnjë deputet i mazhorancës ende nuk është bashkuar me opozitën”

Konjufca tregon se kjo është arsyeja që opozita ende nuk ka dalur me mocionin në Kuvend.