Nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca, ka folur rreth zhvillimeve të fundit pas interpretimit të KGJK për moslejimin e kandidatëve me dënime për vepra penale.

Ai është shprehur me mllef ndaj Valdete Dakës të cilën madje e ka cilësuar si anti-Kurti dhe qëllim keqe, transmeton Ballkani.info.

“Ajo dhe kushdo që do të privojë një njeri nga një e drejtë, duke përfshirë edhe rastin në fjalë, e poashtu personat në Kushtetuese, kanë me u përballë një ditë me ligjin”.

Përballjen me ligjin Konjufca ka mundësi ta shoh nga pikëpamja e një dite kur VV-ja mund të jetë në pushtet, pasi siç duket ai i ka humbur shpresat në drejtësi me këto institucione./Ballkani.info/