Aksidenti tragjik

Konjufca shprehet i tronditur pas aksidentit në Shqipëri, ku humben jetën 8 persona

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar pas aksidentit të sotëm në Shqipëri, ku mbetën të vdekur 8 persona.

Konjfca ka shprehur ngushëllime duke u shprehur i tronditur nga siç ka thënë ai kjo tragjedi.

Ai më tej, është shprehur se kjo është një ditë e trishtë për të gjithë shqiptarët.

“Me shumë pikëllim dhe dhimbje të thellë morëm lajmin për aksidentin tragjik në Shqipëri, ku humbën jetën 8 qytetarë. Në këto momente kaq të vështira qëndrojmë pranë familjeve të viktimave, të cilët lutemi ta gjejnë forcën ta përballojnë këtë tragjedi, e cila na ka tronditur dhe prekur të gjithëve”, shkroi ai.

VIDEO BONUS: