Konjufca: Nga dy Olimpiada, vashat tona i sollën Kosovës tri medalje të arta

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka mirëpritur kthimin e ekipit të xhudos nga Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Përmes një postimi në Facebook, Konjufca ka thënë se Kosova sonte është në festë si rezultat i triumfit historik që e shënuan vajzat nga Kosova.

“Të praruarat Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, në garën më të fortë në botë, vulosën suksesin madhështor të Majlinda Kelmendit në Rio 2016, duke lartesuar edhe më tej sportin e xhudos, kombin dhe shtetin e Kosovës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:Mirë se vini KAMPIONE OLIMPIKE!Kosova sonte është në festën e madhe të triumfit historik në Lojërat Olimpike Tokyo 2020.Të praruarat Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, në garën më të fortë në botë, vulosën suksesin madhështor të Majlinda Kelmendit në Rio 2016, duke lartesuar edhe më tej sportin e xhudos, kombin dhe shtetin e Kosovës.Nga dy Olimpiada, vashat tona, me trajnerin Driton Kuka, i sollën Kosovës tri medalje të arta. Sukses i jashtëzakonshëm, ëndërr e shumë shteteve të botës.Përgëzime, mirënjohje dhe falënderime për tërë ekipin tonë olimpik, që na bëri krenarë me arritjet kolosale në Tokio.