Konjufca: Jemi shteti i vetëm në botë ku ambasada amerikane u detyrua të tregojë që s’ka mikroçipa në vaksina

Kryeparlamentari Glauk Konjufca duke komentuar hezitimin e disa qytetarëve për t’u vakisnuar, tha që kemi ardhë deri në pikën ku ambasada amerikane u detyrua të tregojë që s’ka mikroçipa në vaksina.

“Jemi shteti i vetëm në botë ku ambasada amerikane është detyruar të lëshojë deklaratë zyrtare që nuk ka mikroçipa në vaksinë. Askund në botë, as në Afrikë  nuk e besoj që ka pasë deklaratë ku thuhet “qytetarë të nderuar mos u tutni se nuk ka çipa”.

“Në parim, i përkas mentalitetit politik që qytetari e ka fajin më së paku në këtë situatë. Ka edhe njerëz që refuzojnë të vaksinohen pra nuk i besojnë vaksinës”.

“Së paku me arrit 70 për qind mi vaksinu ata që dojnë. Ka shtete në të cilat kur u zgjedh VV-ja si qeveri , kishte shtete që e kishin filluar vaksinimin. E kujt është kjo përgjegjësi? Ne nuk e kishim kontraten e vaksinave”, tha ai/Klan Kosova.