Konjufca: Institucionet duhet të marrin masa ndaj Berishajt edhe nëse biznesi i tij është krejtësisht i pastër

Konjufca: Institucionet duhet të marrin masa ndaj Berishajt edhe nëse biznesi i tij është krejtësisht i pastër

“Institucionet tona kanë bërë mos, me u kuptu ma mirë a ka bo ndonjë vepër penale martin Berishaj. Unë jam që sa më shpejt të zbardhet kjo dhe me ia dhënë një epilog kësaj çështjeje. Sa për mendimin tim personal, unë mendoj që edhe mos të ishte vepër penale, edhe po të ishte vetëm çështje e biznesit, edhe po të ishte biznesi i pastër krejt, nëse Martin Berishaj ka qarkulluar miliona dhe dikush mundet me vërtetu”, tha ai në ATV.

“Unë mendoj që institucionet duhet me i marr masat e veta në këtë drejtim, edhe nëse biznesi do të ishte krejtësisht i pastër. Sepse mendoj që është problematik edhe vetë fakti që një ambasador, besoj që nuk më kishin interesu ato miliona të kujt janë apo edhe nëse janë biznes i pastër, krejt në rregull me letra”.

Ndër të tjera, Konjufca u pyet nëse Lëvizja Vetëvendosje është financuar nga paratë e diplomatit Berishaj.

Përgjigja e tij fillimisht ishte se një pyetje e tillë është ofenduese. Megjithatë, ishte i prerë në përgjigje. Sipas tij, Vetëvendosja nuk ka marrë para nga ambasadori i Kosovës në Kroaci.

“Kjo është pyetje ofenduese, faleminderit shumë. Jo pra. Kishe mujt mos me bo hiq”, ishte reagimi i Konjufcës.