Kryetari i Kuvendit

Konjufca ia jep “JO”-në e madhe Draftit të BE-së: Nuk duhet na me nejt gatitu, s’është obligativ

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në një paraqitje para gazetarëve ka folur për kërkesën e SHBA-së që Kosova ta çojë në Kushtetuese për verifikim Draftin e Asociacionit të propozuar nga Bashkimi Evropian.

Konjufca ka thënë se i vetmi obligim që ka Kosova është marrëveshja e vitit 2013 dhe se BE-ja s’ka kompetencë t’i propozojë Kosovë Draft për Asociacionin, e që kompetenca e vetme e Kosovës të jetë vetëm dërgimi në Kushtetuese,

“I vetmi obligim që e ka Kosova është marrëveshja e vitit 2013. Por unë mendoj që BE nuk e ka kompetencën me i propozu Asociacion Kosovës. Është gabim me mëndu që është kompetencë e BE-së, neve me na caktu, e kompetencë e jona vetëm me e dërgu në Kushtetuese”, ka thënë Konjufca, raporton Express.

Ai tutje ka thënë se nuk e ka kuptuar që ambasadori amerikan e ka pasur fjalën për Draftin Evropian, por që ka kërkuar që Kosova ta propozojë një Draft e t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Konjufca ka ripërsëritur se nuk mendon që është kompetencë e BE-së që të propozojë Draft dhe ka thënë se nuk mendon që Kosova duhet të qëndrojë gatitu e ta dërgoj Draftin në Kushtetuese.

“Ndoshta z.Ovenier e ka pasur fjalën që Kosova ta propozojë një Draft të Asociacionit, kjo është temë tjetër. Unë e kam kuptu që Kosova me iu drejtu Kushtetueses më një Draft. Po ashtu mund të ishte procesi. Por nuk mendoj që  është kompetnecë e BE-së me i propozu Draft Kosovës, edhe nuk mendoj që Kosova duhet vec gaditun me nejt edhe me e cu Draftin në Kushtetuese.

Nuk shkruan kërkun, nuk është obligative për Kosovën. Vec marrëveshja e 2013, 2015 janë obligative. Ajo është shpallur anti-kushtetuese. Dhe tani jemi krejtësisht në një situatë të re”, ka thënë Konjufca.

BONUS VIDEO| “Ikje e përgjegjësisë dhe gafë e madhe” – Opozita kritikon Kurtin për mospjesëmarrje