Konjufca ‘godet’ ministrat e Qeverisë Kurti: Deri sa Qeveria të bëhet ma serioze, shkojmë në pauzë

Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë. Deputetët do të kthehen në sallën e kuvendit pas 20 minutave, shkruan Ballkani.info

Arsyeja e kësaj pauze është mungesa e ministrave të Qeverisë Kurti.

Kryeparlamentari ka thënë se pajtohet me deklaratën e Abelard Tahirit të PDK’së, i cili e quajtur jo serioze mungesën e ministrave në seanca.

Pas kësaj deklarate të Tahirit, Konjufca tha se pajtohet me të dhe se ministrat duhet të jenë të pranishëm në seanca.

“Po, pajtohna me Abelardin. Nuk është serioze. Duhet të jenë ministrat për besë me i prezantu projektligjet sepse nuk mundemi me punu si Kuvend i Republikës së Kosovës kështu”, tha Konjufca.

Më pas, Konjurca njoftoi se Kuvendi do të shkojë në pauzë për 20 minuta.