Kongresmeni amerikan për marrëveshjen Vuçiq-Putin: Serbia përfaqësuese e Rusisë, e Kosova mike e palëkundur e SHBA-së

Pas marrëveshjes mes Serbisë dhe Rusisë për furnizim me gazë ka reaguar edhe Kongresisiti amerikan, Ritchie Torres.

Përmes një postimi në Facebook, Torres deklaroi se Serbia është përfaqësuese e Rusisë, ndërsa Kosova është mike e palëkundur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kujtojmë se Serbia është një përfaqësuese e Rusisë, ndërsa Kosova është një mike e palëkundur e Shteteve të Bashkuara. Ne në SHBA nuk duhet të harrojmë kurrë se cilët janë miqtë tanë të vërtetë”, ka shkruar ai në Twitter, përcjell Demokracia.com.

Ndryshe, javën e kaluar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nënshkroi marrëveshjen me Rusinë për furnizimin me gazë në tre vitet e ardhshme.

Kjo marrëveshje ngjalli reagime të shumta në vend