Analisti Shkëlzen Gashi ka reaguar sërish për marrëveshjen që Ministri Liburn Aliu e nënshkroi dje me Kolegjin UBT, ku është i angazhuar si ligjërues. Gashi e ka quajtur këtë “konflikt i pastër i fëlliqtë i interesit”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas Gashit, nëse mediat e shoqëria civile nuk i rrinë gati, Aliu mund t’i japë edhe para këtij kolegji.

Ai tha ky universitet i ka bërë favore Aliut, duke iu siguruar vende pune, atij, shokëve të Aliut, e grave të tyre.

“Sic tha edhe një shok i imi kjo është konflikt i pastër i fëlliqtë i interesit. Ky qohet i jep universitetit që ky jep msim, por kom dyshime shumë serioze që ky mundet me dhon msim (Liburn Aliu). Gjithë kohën u mundun me thonë që kjo ka qenë vec me ju ndihmu studentave për me shku me bo praktikë, dojshin me na shit sapunin për djath, na fyjshin intelegjencën, a kur e lexon memorandumin thotë për hartimin, aplikimin, zbatimin e projekteve, studimeve të përbashkëta, e hulumtimeve shkencore…

Këtu ka rrezik që ky mos me i nejt na gati si media e si shoqëri civile, i jep pare prej ministrisë prej taksave tona këtij universiteti, se këta i kanë bo favore ktij, e kanë shti punë në universitet, edhe ia kanë shti shokët, e gratë e shokëve, gratë e kolegve, shefen e kabintetit atje, me bo mos me i nejt na gati ky i jep pare këtij institucioni. Këta bëhen ujq, me bo me u bo na dele”, tha Gashi në Pressing të T7.

Ndryshe, Aliu në njoftimin për këtë marrëveshje, tha se ajo është bërë në bazë të ligjit. Por si u bë e mundur që të përzgjidhet pikërisht ky kolegj privat ku Aliu është i punësuar në mesin e dhjetëra universiteteve e kolegjeve që ekzistojnë në vend, madje duke anashkaluar edhe universitetin kryesor publik në vend, atë të Prishtinës.

“Sot, nënshkruam marrëveshjen që përcakton kornizat e bashkëpunimit institucional në mes të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Kolegjit “UBT”, në fushat e interesit të përbashkët, në pajtim me kompetencat ligjore, për hartimin, aplikimin dhe zbatimin e projekteve, elaborateve dhe studimeve të përbashkëta, hulumtime shkencore, organizimin dhe realizimin e forumeve profesionale, konferencave dhe simpoziumeve shkencore, realizimin e këshillimeve profesionale reciproke, ofrimin e mundësive për realizimin e praktikës profesionale për studentët, harmonizimin e përmbajtjeve mësimore me nevojave e tregut të punës, si dhe funksionalizimin e institucioneve të përbashkëta profesionale dhe shkencore”, thuhet në njoftimin e ministrit Aliu.

Sipas tij, kjo marrëveshje forcon bashkëpunimin me universitetet, por të paktën në këtë njoftim, ka bërë të ditur se bëhet fjalë vetëm për një institucion të arsimit të lartë, i cili nuk e ka gradën e universitetit, por është kolegj, dhe atë kolegj ku vetë ministri Aliu është i punësuar me pagë, në bazë të deklarimit të tij të pasurisë për vitin 2021.https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

“Kjo marrëveshje e bashkëpunimit është reflektim i zotitmit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për të forcuar bashkëpunimin me universitetet, në këtë rast me UBT – Higher Education Institution, në mënyrë që të jetësohet kjo praktikë në aktivitetet e përditshme të Ministrisë. Kjo qasje do të kontribuojë që planifikimi dhe orientimi strategjik, si dhe të gjitha vendimet që merren, të kenë bazë shkencore dhe në këtë mënyrë universitetet tona të japin kontributin e tyre në procese të rëndësishme”, thuhet në njoftimin e ministrit Aliu.