Policia e Kosovës ka konfiskuar sot një anije me shpejtësi të madhe që i përket ish-nënkryetarit të Listës Serbe dhe të sanksionuarit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,, Milan Radojiçiq, i cili organizoi sulmin terrorist në Banjskë.

Siç merr vesh Gazeta Express, anija ishte fshehur në depon e Radule Stevic, i cili është poashtu i sanksionuar nga ShBA-ja.

Stevic ishte sanksionuar në të njëjtën kohë me Radojçiqin, në vitin 2021.