Policia e Kosovës, rajoni i Pejës, e ka konfirmuar raportimin e mëhershëm të Ballkani.info se një person është goditur sot pasdite nga rrufeja në Bjeshkët e Deçanit.
Policia konfirmon se një grua e moshës 33 vjeçare ka ndërruar jetë pas goditjes nga rrufeja.
Njoftimi i plotë i policisë:
Me datën 4 korrik 2019, rreth orës 14:45, Policia e Kosovës është informuar se në bjeshkët e Deçanit, si pasojë e të reshurave atmosferike, dyshohet se rrufeja ka goditur një person e cila është sjellur nga qytetarët në QKMF-Deçan.
Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima, G.Z. e lindur 1986 f/k/sh, ka arritur pa shenja jete në QKMF- Deçan.
Menjëherë njësitet relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjës, të cilët janë duke u marrë me rastin.
Në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’. Hetuesit policor të Stacionit Policor në Deçan janë duke kryer të gjitha veprimet e nevojshme.







