Një vrasje ka ndodhur në një kazino në Lipjan të mërkurën në mbrëmje.
Rastin për Ballkani.info e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka.
“Është e vërtetë një vrasje ka ndodhur në hyrje të Lipjanit. Policia dhe prokuroria tashmë kanë mbërritët në vendin e ngjarjes”, ka thënë Beka.
Sipas burimeve, deri më tani dyshohet se i vdekur në vendin e punës ka mbetur një punëtor i kazinos.
Ballkani.info do të iu mbajë të informuar tutje rreth rastit…







