Konfirmohet viktima e parë nga Kosova në tërmetin e Turqisë, kjo është gruaja nga Lipjani FOTO

Shënohet viktima e parë me origjinë shqiptare nga tërmeti tragjik në Izmir.

Ambasadori shqiptar në Turqi, Kastriot Robo deklaron për Abc News se viktima është një grua me origjinë nga Kosova.

Viktima është Nazmie Doraja (Nazmije Dograyan)

Ballkani.info ka raportuar ekskluzivisht për këtë rast, derisa mëson se viktima është 58-vjeçare nga Janjeva .

Ballkani.info ka siguruar disa fotografi të së ndjerës Nazmije Dograyan, e familjes Ismajli.

Ndërkohë që djali i saj është në gjendje të rëndë në spital, një student shqiptar në Izmir.

Nënë e bir u zunë poshtë nga rrënojat e tërmetit të fuqishëm që goditi ditën e djeshme Izmirin duke lënë shumë viktima dhe të lënduar.

Ndërkohë që kërkimet nën rrënoja ende vijojnë nga autoritetet turke.