Konfirmohet: Tre të vrarët sot në Prishtinë, familjar të hendbollistit të njohur të Kosovës (FOTO)

Kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini i ka shprehur ngushëllime Kreshnik Krasniqit, hendbollistit të Kosovës, i cili sot përjetoi ngjarje të rëndë.

Babai i tij, Hasan Krasniqi la të vdekur nënën e Kreshnikut, gruan e tij dhe më pas vrau vetën.

“I dashuri Kreshnik, sot perjetove tronditje te thellë të gjithë e perjetuam. Te lutem prano ngushllimet më te sinqerta, unë personalisht dhe i gjithë komuniteti i hendbollit jemi me Ty dhe me zemren tënde të vogël – vajzën e vogël. Do te jemi përkrahës në këto momente të veshtira për Ty që të përballoni këtë situatë të rëndë”, ka shkruar Saraçiqini, transmeton Ballkani.info.

Kreshniku tash ka mbetur vetëm me vajzën e tij të vogël, dy vjeçare.

Rasti makabër ka ndodhur sot pas mesditës në lagjen Dardania të Prishtinës. Motivi i vrasjes jozyrtarisht thuhet të jenë problemet familjare. /Ballkani.info/