Konfirmohet skandali i madh në Serbi: Daçiqi mblodhi para nga tregtarët e armëve për tërheqjen e njohjeve për Kosovën

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë (SSP), Marinka Tepiqi, ka akuzuar ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiqin se ka mbledhur para nga biznesmenët e tregtarët me armë për tërheqjne e njohjeve për Kosovën dhe ka shtruar pyetjen nëse ai në këtë mënyrë ka keqpërdoruru pozitën zyrtare, shkruan Beta.

“A e ka keqpërdorur pozitën zyrtare duke mbledhur para për “çnjohjen” e Kosovës nga biznesmenë të njohur dhe tregtarë armësh dhe a ka marrë Daçiqi vetëm nga Sllobodan Teshiqi më shumë se një milion euro para në dorë? Dhe në rastet e veçanta kur ka marrë të holla ka qenë i pranishëm edhe shefi i kabinetit të Daçiqit, Nikolla Nedelkoviq” ka shtruar pyetjen Tepiq në konferencën me gazetarët.

Ajo ka theksuar se i gjithë operacioni për tërheqjen e njohjeve për Kosovën është shoqëruar me mbledhje parash nga biznesmenë dhe tregtarë armësh dhe se është e nevojshme që policia dhe prokuroria të hulumtojnë gjendjen pasurore të Nikolla Nedelkoviqit dhe personave të ndërlidhur.

Tepiq ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pa tjetër ka qenë i informuar për këtë dhe i ka bërë thirrje që me “shpejtësi të rrufeshme” t’i përgjigjet në pyetje.

se Daçiqi do të matet mirë para se të provojë ta demantojë këtë, sepse kur kohë më parë ishte përpjekur të demantojë informatën për të cilën i ishte tërhequr vërejtja nga SHBA, kishte reaguar Ambasada dhe e kishte demantuar atë dhe kishte konfirmuar atë kisha thënë unë”, është shprehur Tepiq.