Real Madridi edhe zyrtarisht përmes një komunikate në rrjetet sociale ka bërë me dije se mbrojtësi brazilian Eder Militao ka pësuar humbje të ligamentit.
Reprezentuesi brazilian u lëndua në ndeshjen që Real Madrid e luajti ndaj Osasunës në kuadër të javës së 13-të në elitën e futbollit spanjoll.
Kjo është hera e dytë që Militao pëson një lëndim të ngjashëm pasi edhe vitin e kaluar ai kishte pësuar këputje të ligamentit të gjurit.
“Pas analizave të bëra sot tek lojtari ynë Eder Militão, ai është diagnostikuar me një çarje të plotë të ligamentit të kryqëzuar të përparmë me pëfshirje të meniskut në këmbën e djathtë”, thuhej në njoftimin e Realit.







