Në rrjetet sociale mori jehonë lajmi për aksidentin e ministrit të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.
Por nga ministria konfirmojnë se ministri nuk ishte në automjet gjatë aksidentimit.
“Ministri nuk është aksidentuar. Shoqëruesi dhe këshilltarët e tij janë aksidentuar dhe kanë marrë lëndime të lehta trupore. Gjatë kësaj kohe ministri Mustafa ka qenë në punë”, deklaruan nga Ministria e Punëve të Brendshme.







