Ministrja e Drejtësisë

Konfirmohet: Ministrja Haxhiu ka punuar për Faton Dalladakun, merrej me blerjen e tokave të shtetit thotë Rama

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka punuar për disa vite si punëtore e biznesmenit të njohur, Faton Dalladakut, ku ky i fundit u bë i njohur pas një afere që kishte për ndërtimin e një spitali.

Është Rrahim Rama, ish-drejtori i përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar që ka zbuluar një gjë të tillë në emision dhe ka treguar se ministrja Haxhiu ka qenë një seksere e biznesmenit Faton Dalladaku.

Rama ka thënë se ministrja Haxhiu ka qenë e angazhuar si punëtore e Dalladakut deri më 2013, ku merrej me blerjen e tokave, pronave dhe për zhvatjen e agjencisë shtetërore ishte autorizuar nga Dalladaku.

“Më ka humbur respekti për Albulena Haxhiun kur është seksere e Faton Dalladakut. Më ka humbur respekti për të. Albulena Haxhiu, po çuditem pse s’interesohet për dokumentet e privatizimit. Ishte e autorizuar nga Dalladaku prej 2010 deri më 2013 të gjitha procedurat që janë bërë në agjencinë për blerjen e tokave, pronave, për zhvatjen e agjencisë shtetërore ishte e autorizuar nga Dalladaku. Sipas informatave të mija, ajo ka pas autorizim që të përfaqësojë kompaninë në të gjitha ankandet e blerjet që janë bë në AKP. Përmes autorizimit ka bë pagesat. Qarkullimet kanë shkuar përmes saj. Krejt i keni në AKP. Më 2013 ishte si deputete e ka tërhequr emrin e vet. Më 2010-2013 ka pas autorizim. Ju e konsideroni joligjore kur në pronën shtetërore të spitalit të Prishtinës Faton Dalladaku e ndërton me grupin e tij spitalin? S’konsideroni se ka ndërhyrje te Albulena Haxhiu në vazhdimin e lejes më 2014. S’e konsideroni ndërhyrje? Komuna e Prishtinës ia ka vazhduar lejen objektit. S’kam asgjë kundër biznesit, madje e çmoj, por objekti është nis me krim të organizuar e herëdo kur do të konfiskohet. Është edhe spitali te QMI-ja, dihet se si merr e jep para Fatoni. E keni vënë re në ato incizime”, ka thënë Rama që ka shtuar se organet e rendit dinë për “zhvatjet e Dalladakut”, tha Rama.

Lajmin se ministrja Haxhiu ka punuar për biznesmenin Faton Dalladaku, e ka pranuar edhe ky vet i fundit në lidhje direkte në Interaktiv.

“Albulena Haxhiu ishte e angazhuar deri më 2010 përkohësisht dhe ka pas autorizimin tim për punë juridike. Sa i përket privatësisë sime, në mënyrën më ligjore dhe që merrem me spitale unë, për këtë do të ballafaqohet në gjykatë”, ka thënë Dalladaku.