Konfirmohet lëndimi i Lewnadowskit, ja sa javë do të mungojë

Robert Lewandowski nuk do të jetë i gatshëm të ndihmoj Bayernin në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve.

Ylli polak ka pësuar një lëndim të gjurit në ndeshjen e mbrëmshme, ku Bayerni mposhtin Chelsean me rezultat 0-3.

Lewandowski do të jetë jashtë fushave për të paktën katër javë.

Robert Lewandowski pësoi një thyerje të tibisë në nyjën e gjurit të majtë në fitoren 3-0 të Bayernit në Chelsea mbrëmë . Ky ishte rezultat i një ekzaminimi të thelluar nga mjeku bavarez Dr. Hans-Wilhelm Müller-Wohlfahrt pasi u kthye nga Londra këtë të Mërkurë. Pas dhjetë ditësh imobilizimi të suvasë, fillon trajnimi i ngritjes. Koha totale e joproduktive do të jetë rreth katër javë“, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.

Polaku ishte i përfshirë në të gjitha golat mbrëmë, duke shënuar një herë dhe duke asistuar te dy golat tjerë.