Publikuar me 16 Prill 2020 ora 20:36

Konfirmohet i prekuri i parë me COVID-19 nga komuniteti egjiptian, deputeti Veton Berisha paralajmëron institucionet

Derisa është konfirmuar i prekuri i parë me COVID-19 nga komuniteti egjiptian i Kosovës, gjendja e tyre në kohë pandemie mbetet e rëndë.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partie Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, thotë se e prekura e këtij komuniteti vjen nga Komuna e Prizrenit.

Ai thotë se një informatë e pakonfirmuar zyrtarisht thotë se e prekura ka qenë për vizitë te vajza në Rahovec nga dyshohet ku është infektuar.

“Mësohet se tashmë e gjithë familja e saj është karantinuar”, tha ai.

Berisha ka paralajmëruar se nëse nuk ndihmohet ky komunitet në këtë kohë pasojat mund të jenë të mëdha.

“Ky komunitet ka mbijetuar kryesisht falë ndihmave nga diaspora…Ne gati po dorëzohemi. Sot u kemi dërguar letër edhe ambasadave të huaja për ndihmë”.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës ka thënë se nëse një person burgoset për vepër penale në shoqëritë demokratike atij i sigurohet ushqimi dhe veshmbathjet.

“Në këtë situatë jemi edhe ne. Nëse arrin të shpërndahet COVID-19 në komunitetin tonë do të përfundojmë në fatalitet pasi në shumë vendbanime familjet tona jetojnë në vendbanime të përqendruara”, tha ndër të tjera Veton Berisha.

Lajme të tjera

Tjera në

Të rejat

Autotech

Më Të Lexuarat