Konfirmohen datat e sakta për ndeshjet e Ligës së Kampionëve

Ka përfunduar hedhja e shortit për fazën e 16 më të mirave në Ligën e Kampionëve.

Shorti ka vënë përballë disa super skuadra, si asnjëherë më parë.

Administrata e UEFA-s gjithashtu pak më parë ka publikuar datat e sakta të secilës ndeshje.

Më 18 shkurt luhen dy ndeshje tejet interesante, ajo mes Atletico Madridit dhe Liverpoolit e Dortmund – PSG.

25 shkurti pritet të sjellë dy takime për të mos u humbur, ku veçohet ajo mes Chelseat dhe Bayernit.

Më poshtë të gjitha datat e sakta të ndeshjeve për fazën e 16 më të mirave në Ligën e Kampionëve.