Dje është plagosur avokati Gazmend Halilaj para shtëpisë së tij.
Halilaj para dy ditësh pati një fjalosje me Sami Lushtakun, ku tha se u kërcënua nga ai përmes telefonit dhe se ishte nisur në drejtim të tij.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se dy persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në ajër, pastaj kanë sulmuar fizikisht avokatin.
Pas tentativës personat e panjohuar me automjetin e tyre janë larguar nga vendi i ngjarjes për një drejtim të panjohur.
Halilaj kishte reaguar ndaj ndihmave që i dha PDK në Skënderaj, ku kishte shkruar se “SAMI LUSHTAKU ndihmat që i dha, ndoshta i bëri me një pjesë të 1 milion e 400 mijë markave gjermane të mërgimtarëve tanë që i ndanë për UÇK-në, që i mori në Tërdec të Drenasit në ora 05:00 të mëngjesit në Qershor të vitit 1999 me Jeset Lushtakun, e që ato para më nuk është ditur nga kanë shkuar…!?”







