Në zyrën e Kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezit do të mbahet një konferencë për media për rastin e falsifikimit të fotografisë që dje deputetja e PDK’së Flora Brovina e shfaqi në Kuvendin e Kosovës. Kjo konferencë për media do të fillojë nga ora 16:00

Kujtojmë se fotografia e shfaqur nga deputetja, doli të jetë fotografi nga një faqe pornografike dhe jo nga lufta e fundit në Kosovë.

Deputetja Flora Brovina, është intervistuar sot për fotografinë e shumëpërfolur para prokurorëve, ku ka ka deklaruar se nuk ka besuar asnjëherë që dëshmia që e publikoi dje mund të mos jetë e saktë.