Konferenca e Mynihut

Konferenca e Sigurisë: Mbrojtja e Evropës dhe Lindja e Mesme

Në fund të Konferencës së 60-të të Sigurisë në Mynih, vëmendja është përqendruar në aftësitë mbrojtëse evropiane përballë luftës së agresionit rus në Ukrainë. Rol në diskutim luan edhe njoftimi i ish-presidentit amerikan Trump se, nëse zgjidhet, ai do të ndalojë mbrojtjen e shteteve të NATO-s që nuk përmbushin detyrimet e tyre për shpenzimet ushtarake.

Lindja e Mesme – në fokus

Lufta në Lindjen e Mesme debatohet sërish në Mynih.

Kryeministri palestinez Shtajeh foli për një ofertë për bisedime nga Moska. Qeveria ruse ka ftuar përfaqësuesit e të gjitha organizatave palestineze për të zhvilluar bisedime në fund të shkurtit. Shtajeh plotësoi se, në kushte të caktuara, ata do të ishin të gatshëm të bashkëpunonin me Hamasin.

Fotografi: TOBIAS SCHWARZ/AFP/Getty Images

Ndër të tjera është planifikuar një tryezë e rrumbullakët për të ardhmen e marrëdhënieve izraelito-palestineze. Në fjalimet e tyre në Konferencën e Sigurisë, kancelari Scholz dhe sekretari amerikan i shtetit Blinken ishin shprehur pro një zgjidhjeje me dy shtete.

Fotografi: THOMAS KIENZLE/AFP/Getty Images

Armatimi i Ukrainës me armë gjermane

Sërish, lufta në Ukrainë është gjithashtu temë diskutimesh. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitri Kuleba shpreson që qeveria gjermane në fund do të vendosë në favor të furnizimit të Ukrainës me raketat Taurus. Kuleba u tha gazetarëve se mosdëgjimi i një jo-je të qartë ishte një përgjigje në vetvete. Kancelari Scholz ka siguruar dje se Gjermania do të bënte gjithmonë mjaftueshëm për të mbështetur Ukrainën./DW

VIDEO BONUS: Qytetari: Amerikën jemi ka e anashkalojmë e nuk është mirë, se na ka çliru