Në Kajro është arrestuar konduktori, i cili i detyroi dy shitës të varfër rrugësh që të kërcejnë nga treni në lëvizje sepse nuk kishin bileta.

Ky incident çoi në vdekjen e njërit prej tyre, teksa i riu tjetër u lëndua.

Kjo ngjarje ndodhi mbrëmë në qytetin Tanta dhe ndezi zemërim të publikut pasi pamjet e kamerës ku ai shihet duke u fjalosur me pasagjerët, u postuan në internet dhe u bënë virale.

Në rrjetet sociale janë parashtruar edhe kërkesa për dorëheqjen e ministrit egjiptian të transportit, shkruan AP.

Zyrtarët e hekurudhave kanë thënë se konduktori u kishte kërkuar të rinjve që t’i paguanin biletat, por ata nuk kishin pranuar, pas së cilës ai ua kishte hapur derën e vagonit që ata të hidheshin jashtë.

Bëhet e ditur se ai do të qëndrojë në paraburgim deri në fund të hetimit.

loading…