“Kondukterit të autobusit i dukej hajgare”, rrëfimi ekskluziv i dëshmitares në sulmin seksual të dy të miturave në Lipjan

Pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë që tronditi vendin, janë raportuar edhe disa raste të sulmeve seksuale. Një ngjarje e tillë dyshohet se ka ndodhur edhe dje në një autobus në Lipjan.

Bëhet fjalë për dy të mitura, të cilat u sulmuan seksualisht nga një 55-vjeçar, me inicialet A.Sh, shkruan Ballkani.info.

Një përson nga fshati Fushticë e Lartë komuna e Drenasit , është arrestuar në një autobus që po udhëtonte nga Lipjani për në Shalë.

Një qytetare nga Lipjani, e cila ishte po në të njejtin autobus rrëfen ekskluzivisht për Ballkani.info ecurinë e ngjarjes.

Shkurta Rashiti tregon se rruga Lipjan-Torinë, dje ishte më e gjatë për të, kjo pasi në autobus hipi një person i moshës 55-vjeçare i cili kishte një pamje dhe sjellje të frikshme. Po i njejëti, sulmoi seksualisht dy të mitura, madje njërën nga to e kapi për krahu dhe bënte gjeste jo të mira.

“Dy të miturat i ka sulmuar seksualisht, njëra nga vajzat që u sulmua më ka tregu se e ka kapur për krahu dhe i ka bërë, si të them një lloj dhune. Fat i keq per të mituren në fjale vetem me e pa pamjen, frikën e saj, TMERR”, tha Shkurta Rashiti për Ballkani.info.

Por, pjesa më shqetësuese është se asnjë nga qytetarët e gjinisë mashkullore nuk kishin reaguar, ata kishin ndejtur duke shikuar ngjarjsen si krejt normale. Madje kondukteri i autobusit kishte qeshur dhe kjo situatë i dukej qesharake.

‘Ajo qka mua nuk më është duke normale ishte mosreagimi gjinisë mashkullore dhe fytyra qesharake qe disa prej tyre e kane shfaqë. Jo serioziteti i kondukterit e merrte si me hajgare ket pune m’boni edhe më teper nervoz’, tha ajo.

Ndërkaq, vajzat e tjera që ishin në autobus ndiheshin të frikësuara nga ky rast dhe pothuajse shumica e tyre u mblodhën tek dera e pasme e autobusit duke e shty njëra tjetrën.

“Pjesa dërmuese e femrave në bus u mblodhen tek dera pasme e busit gjithmonë duke shty teper e ma teper si me u largu prej naj krijese jo njerzore”.

Krejt në fund ajo e falenderon zonjën që e kishte telefonuar policinë dhe reagimin e menjëhershëm të organeve kompetente.

“Falenderoj zonjen që ka telefonu Policine menjeherë si dhe Policine qe ka reagu në kohë mjaft të shpejtë.Nga ajo qfarë pata rast me pa,kerkoj që të merret me seriozitet,moshë 55 vjeqare dhe të ketë kete karakter pedofili/psikopati.Të ketë lirine me u shfaq në transport publik’, shtoi ajo./Ballkani.info/

LEXO EDHE: