Lipjan/ Ngacmoi seksualisht dy të mitura në autobus, arrestohet 55-vjeçari

Është arrestuar nje 55-vjeçar nga Lipjani, pasi i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy të mitura në autobus.

Policia njofton se i dyshuari i kishte ngacmuar të miturat në një autobus që po udhëtonte nga Prishtina, shkruan Ballkani.info.

“Sot rreth orës 21:00, hetuesit policor të stacionit në Lipjan, kanë arrestuar një person të dyshuar për ngacmim seksual. Rasti është raportuar rreth orës 16:00,  ku i dyshuari A. Sh.  mashkull 55 vjeç, dyshohet se në një autobus që po udhëtonte nga Prishtina,  kishte ngacmuar dy të mitura. Ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve ai që ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar,  i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i dyshuar për ngacmim seksual

Sot rreth orës 21:00, hetuesit policor të stacionit në Lipjan, kanë arrestuar një person të dyshuar për ngacmim seksual.

Rasti është raportuar rreth orës 16:00,  ku i dyshuari A. Sh.  mashkull 55 vjeç, dyshohet se në një autobus që po udhëtonte nga Prishtina,  kishte ngacmuar dy të mitura.

Ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve ai që ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar,  i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Ballkani.info/