Komuniteti mysliman në Kosovë kërkon ndryshimin e UA që ndalon shaminë në shkolla

Pjesëtarë të komunitetit mysliman në Kosovë dhe studiues të besimit po bëjnë thirrje për ndryshimin e udhëzimit administrativ të Ministrisë së Arsimit, i cili ndalon uniformat fetare në shkolla.

Ata thonë se ky udhëzim administrativ po u shkakton vështirësi në shkollim vajzave që duan të bartin shami, ndërsa autoritetet thonë se në shkollë nxënësit duhet të bartin uniformat shkollore, raporton Zëri i Amerikës.

Por, ata pohojnë se megjithatë janë të hapur për të trajtuar këto shqetësime, që ishin pjesë edhe e raportit të fundit të Departamentit amerikan të Shtetit për Liritë Fetare në botë.

loading…