Komunisti jugosllav Fadil Hoxha kërkoi të legalizohet prostitucioni dhe të hapen shtëpi publike për shqiptarë në Kosovë

Duke u përballur me akuzat e propagandën e nacionalistëve serbë në vitet e 80-ta, ish-lideri komunist i ish-krahinës së Kosovës, Fadil Hoxha, kishte propozuar një zgjidhje për këtë, në një tubim në Prizren. 

Këtë e bëri të ditur Ali Shabani ish-funksionar i asaj kohe, në intervistën për mësimin N’Demos. Shabani kishte kundërshtuar Serbinë për suprimimin e autonomisë së Kosovës. Ai ka botuar një libër me kujtime e dokumente të viteve 80 kur edhe vetë kishte qenë në struktura krahinore e komunale atë kohë. 

“Fadil Hoxha në një takim në Prizren me oficerët rezervë të Armatës Popullore të Jugosllavisë, ndoshta ngapak edhe nga alkooli, sepse është shërbyer edhe alkool aty, ndër të tjera, duke qenë biseda rreth dhunimeve në Kosovë ai thotë se ndoshta do të ishte mirë që të formohen shtëpi publike në Kosovë në mënyrë që të zbuten, këto dhunimet, të mos ekzistojnë.

Për përdhunimet e kujt e kishte fjalën, u pyet nga moderatori. “Për dhunimet ndaj serbeve dhe malazezeve”, tha Shabani. 

Ai sqaroi se në atë kohë Kosova sulmohej se shqiptarët po dhunonin seksualisht gratë e nacionalitetit serbë, edhe pse, sic tha ai, shkalla më e ultë e dhunimeve në atë kohë ishte në Kosovë e cila ishte e teta me radhë sa përket rasteve të dhunimeve në gjashtë republika dhe dy krahina të Jugosllavisë. “Kosova ishte e fundit nga njësitë federale për dhunime”, sqaroi Shabani. 

“Fadil Hoxha kërkonte të legalizohej prostitucioni dhe shtëpitë publike në Kosovë dhe kjo ishte arsyeja pse Fadil Hoxhën e sulmonin nga të gjitha anët dhe donin ta shkaktonin nga të gjitha funksionet e tij sepse ka qenë edhe anëtar i Këshillit të Federatës së Jugosllavisë kjo i ka ardhur zor dhe shumë rëndë Fadil Hoxhës”, ka rrëfyer ai, pjesë nga libri i tij për këtë periudhë kohore. 

Fadil Hoxha ka qenë figura numër një nga shqiptarët në Jugosllavi dhe për shkak të kësaj deklarate u protestua kundër tij dhe u bë shkas ti merret titulli Hero i Jugosllavisë. 

Për Fadilin, jetën dhe veprimtarinë e tij, së fundi është botuar një libër nga publicisti dhe gazetari Veton Surroi, edhe pse ky ka burrë të tezës liderin jugosllav dhe kanë kaluar shumë kohë së bashku. 

Përndryshe, nipi i Fadil Hoxhës, Besnik Pula, është këshilltar politik i kryeministrit Albin Kurtit ndërsa në qeverinë e tij janë angazhuar edhe familjarë tjerë të Hoxhës.