“Komunat veriore, ishin pjesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës në 2001-ën”

Asociacioni i Komunave të Kosovës është themeluar në vitin 2001.

Në fillet e saj, ky asociacion kishte 30 anëtarë, sipas drejtorit aktual ekzekutiv, Sazan Ibrahimi. Ai  tha se që të gjitha Komunat e Kosovës u bënë pjesë e Asociacionit.

Në mesin  anëtarëve ishin edhe komunat veriore.

Më pas, nga viti 2002, Ibrahimi shton se nga disa ndërkombëtarë nisën diskutimet për një status të ri për komunat me shumicë serbe. Pas kësaj, sipas tij, komunat veriore nisën të mos marrin pjesë në Asociacionin e Komunave të Kosovës, ku më 2003-2004 vetëm se e zyrtarizuan largimin nga AKK.

Por, Ibrahimi në Sytë 7 në Klan Kosova, ka deklaruar se komunat me shumicë serbe, në pjesën tjetër të Kosovës, janë edhe sot pjesë e AKK, duke kontribuar edhe financiarisht për anëtarësi, por edhe duke përfituar nga projektet e Asociacionit të Komunave të Kosovës.