Sazan Ibrahimi

Komunat mund të mos e falin tatimin në pronë, pavarësisht verdiktit të Kushtetueses

Ky afat rrjedhë nga verdikti i Gjykatës Kushtetuese, që njoftoi se Qeveria me vendimin për falje nuk cenon përgjegjësitë e institucioneve lokale.

E këto të fundit po thuhet se nuk e kanë për obligim me patjetër t’ua falin tatimpaguesve 100 euro.

“Komunat do t’i bëjnë analizat financiare të veta dhe deri më 8 dhjetor, kuvendet komunale do ta shqyrtojnë këtë mundësi”, deklaroi për Klan Kosovë, Sazan Ibrahimi, Drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

E nëse vendoset pro qytetarëve, humbjet financiare sipas Ibrahimit do të kapin vlerën e 28 milionë eurove. Deri më tani kanë qenë të paktën 8 komuna që kanë vendosur t’ua falin taksapaguesve 100 euro, ndërsa komuna e Pejës, ka vendosur të mos bëjë falje.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, e pati dërguar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për tatimin në pronë, më 25 gusht të këtij viti. Kjo e fundit kishte vendosur masë të përkohshme, deri në vendimin e 22 nëntorit.