Komunat e qeverisura nga LVV-ja jotransparente, njëjtë si Qeveria Kurti

Instituti Demokratik i Kosovës(KDI) sot ka publikuar Indeksin e Transparencës për Qeverisjen Komunale për vitin 2022. Të gjeturat e indeksit tregojnë se Skenderaj është shpallur komuna më transparente në vend. Në bazë të vlerësimeve të bëra del se komuna që udhëhiqet nga Fadil Nura i PDK-së, ka marrë 92.63 pikë nga 100 sa ka qenë maksimumi.

Ajo që bije në sy në tabelën e prezantuar është se në 12 vendet e para nuk është renditu asnjë komunë që qeveriset nga Lëvizja Vetëvendosje, parti kjo që qeverisë edhe me vendin.

Ndonëse kryetarët e Kamenicës, Podujevës, Gjilanit dhe Shtimes, gjatë fushatës zgjedhore kishin premtuar se do të jenë kampion të transparencës, duke se janë larg arritje se synimit të tyre.

Komuna e Kamenicës, e cila udhëhiqet nga Kadri Rahimaj, është renditur si e 13-ta në këtë indeks, duke mbledhur 81.25 pikë.

Shumë më poshtë është renditur komuna e Shtimes. Komuna e Qemajl Aliu ka marrë 77.31 pikë dhe është renditur në vendin e 18.

Në vend më poshtë ka zënë vend Gjilani i Alban Hysenit, duke marrë 74.63 pikë.

Kurse, në vendin e 23 renditet komuna e Podujevës, e cila qeveriset nga Shpejtim Bulliq. Kjo komuna ka marrë 71.43 pikë nga fushat e vlerësuara.

Gjetjet e këtij indeksi tregojnë se komuna që qeverisen nga partitë opozitare janë renditur më mirë.

Në 10 vendet e para renditen 6 komuna të cilat qeverisen nga Partia Demokratike e Kosovës. Në top 10-she renditen edhe dy komuna të LDK-së dhe dy të AAK-së.

Në vendin e ditë si komuna më transparent është renditur ajo e Lipjanit me 91.13 pikë, kurse në vendin e tretë komuna e Mitrovicës më 91.13pikë.

Pas tyre renditet Prizreni (90.63 pikë), Drenasi (89.88 pikë), Prishtina (89.13 pikë), Rahoveci (88.94), Ferizaj (86.94 pikë), Gjakova (85.38 pikë) dhe Hani i Elezit (83.62 pikë), dhe Dragashi (82.73 pikë).

Shtyllat ku janë vlerësuar komunat janë transparenca në shpenzimet publike përmes prokurimit publik, transparenca buxhetore, transparenca në grantet dhe subvencionet komunale, përfshirja e qytetarëve në vendimmarrjen komunale, qasja në dokumente publike, përgjegjshmëria e komunave për të adresuar risqet e korrupsionit dhe konfliktin e interesit, menaxhimi i pronës komunale, si dhe transparenca e ndërmarrjeve dhe organizatave publike në pronësi të komunave.

Në prezantimin e të gjeturave, menaxherja e projektit në KDI, Diana Metushi-Krasniqi, ka deklaruar se komunat çdo vit po vetëdijesohen në këtë fushë.

“Është për t’u vlerësuar fakti se komunat nga viti në vit po dëshmojnë se janë më të përgjegjshme në publikimin e informatave dhe dokumenteve për publikun, duke shënuar rritje të nivelit të transparencës nga 𝟱𝟲% 𝗻𝗲̈ 𝘃𝗶𝘁𝗶𝗻 𝟮𝟬𝟮𝟭 𝗻𝗲̈ 𝟲𝟴% 𝗻𝗲̈ 𝘃𝗶𝘁𝗶𝗻 𝟮𝟬𝟮𝟮, megjithatë, ueb faqet e komunave po vazhdojnë të jenë shpesh të paqasshme si rezultat i problemeve teknike. Kjo i zbeh përpjekjet e komunave për transparencë, ndërkohë që i dekurajon qytetarët të qasen në informacione dhe të kërkojnë llogaridhënie nga komunat e tyre”, ka thënë ajo.

Sipas këtij indeksi, 15 komunat me rritjen më të lartë të transparencës krahasuar me vitin 2021 janë Skenderaj, Istogu, Deçani, Prizreni, Malisheva, Kamenica, Hani i Elezit, Dragashi, Drenasi, Klina, Juniku, Suhareka, Obiliqi, Lipjani dhe Graçanica.

Në fund të raportit, KDI-ja ka publikua edhe disa rekomandime, ku i inkurajon të gjitha komunat që t`i analizojnë të gjeturat e këtij indkesi në mënyrë që ta përmirësojnë nivelin e transparencës për vitin në vijim.