Komuna i vendosi dezinfektuesit në Suharekë: Dikush i theu dhe më pas i vodhën

Disa persona të panjohur kanë dëmtuar dhe më pas kanë vjedhur dezinfektuesit në një ndërtesë banesore në qytetin e Suharekës.

Komuna e Suharekës ka bërë dezinfektimin e hapësirave publike dhe gjithashtu edhe hyrjet e banesave. Përveç kësaj komuna ka vendosur edhe dezinfektues në hyrjet e ndërtesave banesore, për qëllim që të merren masat e duhura për ta luftuar koronavirusin.

Mirëpo dikujt i penguan ato në hyrje të ‘Ndërtesave të Ballkanit’. Sipas fanpages ‘Lajme nga Suhareka’, disa persona të pandërgjegjshëm i dëmtuan dhe më pas i vodhën këta dezinfektues.

Kujtojmë që deri më tani në Suharekë kanë rezultuar 33 persona pozitiv me koronavirus, ku 1 prej tyre ka përfunduar me fatalitet dhe 1 person është shëruar.

Suhareka është cilësuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë si vatër e COVID-19, ku edhe mbi 1 javë ky qytet ndodhet në karantinë.