Komuna e Vushtrrisë me konferencë të jashtëzakonshme lidhur me gjendjen emergjente nga vërshimet

Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, në Vushtrri ka pasur vërshime.

Për këtë, kjo komunë ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me gjendjen emergjente të krijuar në Vushtrri.

“Sot në orën 14:00 në zyrën e kryetarit të komunës mbahet konferenca e jashtëzakonshme për media, lidhur me gjendjen emergjente të krijuar në Komunën e Vushtrrisë”, është thënë nga kjo komunë.

Kryetari Xhafer Tahiri ka thënë sot se Vushtrria sot është zgjuar me vërshime nga lumi Silnica dhe gjendje të rënduar të ekonomive familjare dhe banorëve në pjesën e qytetit, afër lumit Silnica.

Sipas tij, ekipet emergjente, mjekësore dhe FSK kanë evakuar banorët dhe se po bëjnë përpjekje maksimale për të ju dalur në ndihmë.

Tajoro la tjëmë se Shkolla fillore Naim Frashëri në qytet është duke u bërë gati për strehim për qytetarët që kanë nevojë.