Komuna e Shpejtim Bulliqit bëhet gati t’i ndërroj perdet, do t’i shpenzojë 20 mijë euro

Në Komunën e Podujevës shumë shpejt do të vendosen perde të reja. Për blerjen e tyre ky institucion ka planifikuar t’i shpenzojë fiks 20 mijë euro.  Sipas parashikimeve me këto para do të blihet material për perde.

Komuna e udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosjes ka paraparë që të blejë 2220 metra material pëlhurë për perde të llojit polyester ose plish.

“Vlera e parashikuar e kontratës: 20, 000,00 furnizim me material për perde”, thuhet në njoftimin e bërë në KRPP.

Tutje është treguar se kompanitë e interesuara mund të aplikojnë për këtë tender deri në datën 22.02.2023, ora 14:00, shkruan Demokracia.com.

Siç bëhet e ditur në tenderin e publikuar në KRPP, janë vendosur edhe specifikat për furnizimin me material për perde.