Komuna e Prizrenit ka filluar me përgatitjet për festimin për festën e 28 Nëntorin.
Komuna e Prizrenit ka njoftuar përmes një komunikate se me rastin e kësaj feste aktiviteti kryesor do të jetë dorëzimi i çelësave të shtëpive për 28 familje në bashkëpunim me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.
“Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Komuna e Prizrenit organizon aktivitete të ndryshme festive
Aktiviteti kryesor mbetet ai në bashkëpunim me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për dorëzimin e çelësave të 28 shtëpive për familjet me nevojë, për të cilën Komuna ka kontribuuar me ndërtimin e 20 shtëpive.
Gjatë ditës do të ketë shfaqje të filmave për fëmijë, ekspozitë dhe mbrëmje koncertale, derisa krejt në fund festa do të mbarojë me koncertin nga Dren Abazi & Zig Zag Orchestra në Kino Lumbardhi”, thuhet në komunikatën e Komunës.







