Komuna e Prishtinës subvencionon mbi 10 mijë qytetarë me 50 euro, bizneseve mbi 1 milion

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, tha se në dhjetor dhe janar janë subvencionuar 10 mijë e 320 qytetarë të cilët kanë kalua Covid-19 me nga 50 euro.

Sipas tij, kjo në shumë totale mbërrijnë shifrën prej 652 mijë e 750 eurove, duke shtuar që brenda një jave do të fillojë rialokimi i mjeteve të tjera.

“Kemi diskutuar edhe me Thesarit dhe janë shumë afër që të nënshkruhet nga drejtori i Thesarit pastaj të përcillet bartja deri te ministri i Ekonomisë dhe Financave dhe pastaj fillon menjëherë rialokimi i këtyre mjeteve, por besoj që brenda një jave përfundon krejt procedura. Me pagesa kemi filluar që në dhjetor të vitit të kaluar. Në dhjetor dhe janar janë subvencionuar 10 mijë e 320 qytetarë në shumë totale prej 652 mijë e 750 eurove”.

Sipas tij, aplikimi i qytetarëve të infektuar me Covid-19 është i hapur gjatë tërë vitit dhe që të gjithë do të subvencionohen me nga 50 euro.

“Pjesa tjetër e qytetarëve do të vazhdojë të subvencionohet sapo të përfundojë bartja e pjesës së mjeteve nga viti i kaluar në thesar. Aplikimi i qytetarëve të infektuar me Covid është i hapur gjatë tërë vitit dhe që të gjithë do të subvencionohen qoftë me 50 euro”.

Mes tjerash, ai shtoi se deri më tani janë subvencionuar 933 biznese në vlerë prej 1 milion e 71 mijë e 320 eurove, ku do të vazhdojë edhe subvencionimi i 4 000 bizneseve të tjera, raporton EO.

“Procedura e njëjtë edhe për biznese vlen siç ka vlejtur edhe për personat e infektuar me Covid-19. Edhe për biznese kemi filluar pagesa gjatë vitit të kaluar. Deri më tash gjithsej i kemi subvencionuar 933 biznese në vlerë prej 1 milion e 71 mijë e 320 eurove. Vazhdon edhe subvencionimi i 4 000 bizneseve të tjera”.